Lajme Javore

Informohu i pari

Pezullohen 7 nene të Kushtetutës, mes tyre dhe e drejta për t’u ndihmuar në rast papunësie

Ditën e sotme u mbajt seanca e parë parlamentare pas një periudhe pezullimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Qëllimi parësor i senacës së sotme ishtë miratimi i disa ndryshimeve në kodin penal për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë ndërsa u vendosën sanksione nga gjoba në burg për personat që shkelin rregulloren e vendosur nga qeveria.

Ndër ndryshimet e bëra sot ishte edhe pezullimi i disa neneve në Kushtetutën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për nenet: 37, 38, 41, 42, 49, 51, 52 të Kushtetutës.

Neni 38 sipas të cilit: askush nuk mund të ndalohet për të dalë lirisht jashtë shtetit është anuluar.
Është pezulluar neni 41 sipas të cilit: E drejta e pronës private është e garantuar.

Është pezulluar neni 52 sipas të cilit: Kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur është i paaftë për punë, sipas një sistemi të caktuar me ligj ndërsa sipas pikës dy të tij: Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.

Ende nuk dihet nëse pezullimi i këtyre neneve është definitiv apo i përkohshëm gjithësesi nuk diskutohet rëndësia e përmbajtjes së tyre.