Përshkon 20 km në këmbë, mësuesi hero nga Kukësi: S’e përballoj dot koston, eci në këmbë
Të jesh mësues është një profesion i nderuar. Zaim Thaçi nga qyteti i Kukësit është më shumë se një mësues, ai është një hero që jep dije.
E themi këtë pasi ai bën 20 km për të shkuar në shkollë. Mësuesi thotë se nuk e përballon dot koston e transportit, ndaj detyrohet të ecë.
Mësuesi Thaçi jep mësim në shkollën 9 vjeçare “Sinan Gjini”,në fshatin Gjinaj në Has. Edhe në ditët me shi dhe kur dëbora arrin deri në gju ai duhet të shkojë në shkollë. Për ‘reportv tv’ ai ka thënë:
Nga Kukësi dhe deri në shkollë këtu në Gjinaj është 10 km, me thënë të drejtën udhëtimin e bëjmë në këmbë sepse nuk kemi mjet transporti. Ndonjëherë udhëtojmë privatisht, por nuk e përballojmë dot koston ndaj ecim në këmbë. Unë kam 38 vite që punoj si mësues, ndërsa në Gjinaj bëj 17-18 vitë që punoj.
Atij i duhet të dalë nga shtëpia pa zbardhur mirë dita për të shkuar në shkollë e ti thuash faleminderit një njeriu të tillë është shumë pak.