Lajme Javore

Informohu i pari

Përsëritet skenari/ Një tjetër i ri i bën “zbor” policisë së Lleshit, e “le në bisht” efektivin

Ditën e djeshme, një video e cila tregonte momentin epik, kur një i ri, i cili u ndalua nga policia pasi kishte shkelur rregullat e karantinës, arriti të arratisej në mënyrë spektakolare, sapo njëri prej efektivëve hapin derën e makinës për ta shoqërua.

Së fundmi, një tjetër skenë e ngjashme është regjistruar në Tiranë, ku një tjetër qytetar ka mundur t’i shpëtojë policisë.

Siç shihet dhe në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, qytetari shihet duke vrapuar, e duke lënë pas efektivin e policisë, i cili në një moment duket “dorëzohet”, pasi i riu është dukshëm më i shpejtë.

Ndonëse skena të tilla nuk duhet të ndodhin, ditët e fundit duket se episode të ngjashme, që të bëjnë edhe të qeshësh, po vijojnë të shtohen.