Lajme Javore

Informohu i pari

Përmirësohet gjendja në Kakavijë, shkurtohen radhët kilometrike

Situata në Kakavijë duket se është përmirësuar pak, pasi radha e gjatë është shkurtuar. Raportohet se radha ka shkuar në 7 km, sepse pala greke ka bërë një farë lehtësimi në kryerjen e tamponit, duke përfshirë vetëm ata qytetarë që shfaqin shenja të dukshme të koronavirusit.

Për pasojë procedurat janë përshpejtuar dhe është lehtësuar ndjeshëm situata kaotike prej tre ditësh, ku qytetarët kanë mbetur në radhët e gjata të pikës doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë. Kryeministri Edi Rama, Ministria e Jashtme dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka reaguan për situatën dhe u shprehën se kanë biseduar me organet kompetente greke, dhe se është arritur një dakordësi për disa pika për të lehtësuar hyrjen e qytetarëve shqiptarë në Greqi.