Lajme Javore

Informohu i pari

Përgjimi i oligarkut rus që mund t’i japë fund situatës me Ukrainën/ Putin eshte i semure keq…

Një lajm i fortë vjen nga Rusia në lidhje me situatën shëndetësore të Vladimir Putinit, presidentit fuqiplotë të Rusisë që ka futur botën në udhëkryq.Një oligark i njohur me lidhje të forta me Kremlinin është regjistruar në fshehtësi duke thënë se Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kncer në gjak”. Identiteti i tij nuk zbulohet për sigurinë e tij personale dhe mbahet i fshehtë.“Vladimir Putin është “shumë i sëmurë me kancer në gjak”, thuhet të ketë thënë një oligark me lidhje të ngushta me liderin rus. Oligarku besohet se ka folur për shëndetin e Putinit gjatë një bisede me një kapitalist perëndimor.

Tani vonë kanë qarkulluar shumë pretendime për shëndetin e rëndë të presidentit rus, të cilat janë përkeqësuar nga imazhet e Putinit i cili duket i brishtë duke përdorur një batanije gjatë festimeve të Ditës së Fitores në Moskë këtë javë.Publikisht Kremlini ka deklaruar se Putini është në formë dhe mirë, por masat e tij të rrepta paraprake gjatë pandemisë dhe përdorimi i një tavoline të gjatë për të takuar liderë të tjerë politikë kanë forcuar thashethemet.Biznesmeni perëndimor nuk e ka treguar emrin e oligarkut, për ta mbrojtur atë, pasi e ka regjistruar bisedën pa lejen e tij, raporton New Lines Magazine.