Lajme Javore

Informohu i pari

Përfshihet nga zjarri një fermë në Mitrovicë, di gjen disa krerë bagëti (Video)

Një fermë në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri ku si pasojë janë dje gur disa krerë bagëti si dhe ushqimi i tyre.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:52.

Gjatë tentimit për lokalizim të zjarrit lë ndime kanë pësuar dy zjarrfikës dhe pronarët e fermës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fermën e tyre ne te cilën kishte disa krerë bagëti e kishte kapluar zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante dhe zjarrfikësit te cilët kishin arrit ta lokalizojnë zjarrin. Përveç objektit te fermës brenda janë dje gur edhe disa bagëti e po ashtu edhe ushqimi i tyre. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit. Gjatë përpjekjeve për shuarje të zjarrit dhe shpëtimit të bagëtive lën dime kishin pësuar një zjarrfikës dhe dy pronarët e fermës te cilëve ju ishte ofruar tretmëni mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarrit dhe për momentin nuk dihet shkaktari i zjarrit. Rasti mbetet nën hetime te mëtutjeshme.