Lajme Javore

Informohu i pari

”Pensionin s’e kam marrë”/ Korçari revoltohet me Ramën dhe Filon: Dy llafe kam, ju kam dh*erë!

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama vazhdon dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai jep urdhëra dhe këshilla live nga Facebook dhe Instagram.

Mëngjesin e sotëm, një qytetar nga Korça është revoltuar me qeverinë Rama. Në emisionin ‘’Zgjohu’’, ai ka thënë:

Unë dy llafe kisha për të thënë, ky vend sot e mot nuk u bë, se mirë tha ai Faik Konica, Shqipëri të kam dh*erë mos të pafsha asnjëherë.
Burri ka thënë më tej se është pensionist dhe se jeton vetëm dhe se në Shqipëri është bërë si në kohën kur ishte në pushtet ish-diktatori, Enver Hoxha.

Më pas ka shtuar:

Unë jam pensionist, vetëm jetoj. Pensionin s’e kam marrë akoma. Ku i takon dot ato, e takoje dot Enver Hoxhën, që të takosh Raqi Filon?! Nuk ka më kuptim, qeveria të punojë me ndërgjegjësimin e njerëzve.