Patën kontakt me gruan e infektuar, del rezultati për mjekët në Elbasan
Dje njoftuam se në spitalin e Elbasanit mjekët kishin hyrë në panik. Dhe me të drejtë pasi një grua e infektuar me koronavirus kishte shkuar të vizitohej për problemet me zemrën.
Stafi i mjekëve që patën kontakt me pacienten u izoluan dje dhe iu nënshtruan testit të tamponëve të cilët për fat të mirë kanë rezultuar negativë.
Ende pritet një përgjigje për 23 kontakte të tjera të afërta me çiftin të cilët janë punonjës fasonerie, fasoneri ku burri ka qenë shofer i autobusit të puntorëve.
Kujtojmë se gruaja pas vizitës në spitalin e Elbasanit për problemet me zemrën është nisur me urgjencë drejt Tiranës për shkak se është diagnostikuar me koronavirus.
Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë testuar pozitiv me koronavirus vetëm 15 persona.