Lajme Javore

Informohu i pari

Paskemi dasmë/ Olsi Bylyku martohet me Eglin

Lidhja e aktorit të humorit, Olsi Bylyku me Eglin vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Lidhja e çiftit u zbulua vitin e kaluar gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë” e më pas u konfirmua nga vetë Olsi.

Egli dhe Olsi kanë një lidhje të konsoliduar tashmë, po bashkëjetojnë këtë periudhë pandemie e madje kanë menduar martesën.

Në një intervistë për “Pop Culture”, ditën e sotme Olsi tregoi se dasma mund të bëhet kur të dalë nga karantina dhe sigurisht pasi të mbledhë paratë që i duhen për një festë të madhe.

“Nuk është se kemi vendosur një datë fikse por shpresojmë që kur të dalim nga karantinimi mos jemi gropë nga lekët dhe pastaj vijnë të tjerat”, u shpreh aktori.