Lajme Javore

Informohu i pari

Pas Shiut, Ja Se Kur Do Të Kthehen Temperaturat E Larta Dhe Dielli

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe enjten, vranësirat do të zhv endosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Sipas institutit, këto rr eze nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, sidomos ditën e mërkurë për shk ak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit.

“Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero, apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.

Indeksi UV të mërkurën mbetet mesatar, ndërsa cilësia e ajrit në vlerat e shëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe jugperëndimi”, thuhet në komunikatë.