Pas she rrit të bujshëm me Keisin, Roza Lati tregon mesazhin që i çoi Stresi
Roza Lati dhe bashkëshortja e Stresit, Keisi, u përfshinë në një sh err të bujshëm pak javë më parë dhe gjithçka nisi nga një skeç i realizuar në “Why not”. Në skeç Roza dhe Stresi inskenuan momentin e arrestimit të reperit, por Keisi nuk e priti mirë këtë duke e akuzuar Rozën se ka prekur jetën e saj private dhe se po tallej me hallet e të tjerëve.
Roza ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në TV Ora dhe gjatë intervistës foli edhe për sh errin. Moderatorja u shpreh se nuk ia ka idene se pse Kejsi reagoi në atë lloj mënyre sepse ajo dhe stafi i emisionit u përpoqën që të nxirrnin sa më mirë Stresin përmes këtij skeçi.
Roza tregoi edhe çfarë i tha Stresi lidhur me këtë she rr. Ky i fundit i kishte kërkuar që të mos flisnin për këtë pjesë.
Rudina Dembacaj: Pasi u transmetua emisioni me Stresin, patët një përplasje me ish-të dashurën e tij. Është ish-i Stresit apo jo?
Roza Lati: Jo më duket, as unë nuk isha e informuar shumë mirë, as e kam pyetur Stresin për atë gjë dhe mesa mora vesh nga prononcimet e tij në kanalet e tjera mbrapa, kishte thënë që janë të martuar.
Rudina Dembacaj: Për çfarë u prek zonja në fjalë?
Roza Lati: Nuk e di, ma thuaj ti! Mua nuk më takon të flas për këtë gjë sepse edhe Stresi më tha o Roz nuk dua që të flasim për këtë. I thashë ke të drejtë. Por me thënë të drejtën ne si stafi i “Why Not”, u përpoqëm shumë ta nxirrnim Stresin sa më mirë nga ajo histori edhe të merrja një reagim të ashpër nga zonjusha, ishte një pikëpyetje shumë e madhe për mua. Por nuk mundem të flas më tej sepse nuk më takon.