Pas javësh të tëra lirie, Suedia vendos të marrë hapat e parë për izolimin e vendit
Suedia është një nga të vetmet vende europiane që nuk ka vendosur bllokimin për të parandaluar pandeminë.
Mirëpo, tashmë qeveria po mendon të vendosë disa kufizime për qytetarët, edhe pse jo në nivelin e masave të marra nga shtetet fqinje.Stefan Lofven, kryeministri i Suedisë, tha se mënyra sesi është përballuar kriza e koronvirus deri tani në vend nuk ishte edhe aq e mirë.
Lofven është përballur me kritika ndaj vendimit të Suedisë për të mos mbyllur baret, kafenetë dhe restorantet dhe thjesht i këshillon banorët të ndjekin udhëzimet për distancimin shoqëror.Suedia gjithashtu është kritikuar për mos përgatitjen për pandeminë duke grumbulluar barna urgjente dhe ventilatorë.Lofven tha që qeveritë e mëparshme dhe partitë ishin përgjegjëse për mungesën e pajisjeve.
Ndër të tjera, Lofven ka shtuar: