Lajme Javore

Informohu i pari

Pas Italisë e Spanjës, Turqia ndihmon edhe Britaninë e Madhe në luf tën kundër koronavirusit

Britania e Madhe është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në Europë.

Deri më tani, autoritetet britanike kanë raportuar afro 9 mijë vik tima dhe mbi 73 mijë t ë infektuar.

MailOnline shkruan se Turqia ka nisur dërgimin e pajisjeve mbrojtëse, për të ndihmuar Britaninë e Madhe në lu ftën kundër koronavirusit.

Turqia ka dërguar maska kirurgjikale dhe kostume mbrojtëse në fluturimin e parë, ndërsa të shtunën pritet një tjetër fluturim.

Në kutitë që përmbanin pajisjet mbrojtëse ishte shkruar një shprehje e poetit të famshëm pers të shekullit XIII, Jalahuddin Rumi.

Aty shkruhej:

Pas humbjes së shpresës, do të ketë shumë shpresë dhe pas errësirës, dielli do të jetë më i shndrritshëm.”
Bujaria e Turqisë ndaj Britanisë së Madhe erdhi pasi vendi euro-aziatik dërgoi pajisje mjekësore edhe në Itali e Spanjë.

Po ashtu, Turqia ndihmoi edhe Kinën pak muaj më parë duke dhuruar pajisje në ndihmë të punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, edhe Gjermania po përgatitet të dhurojë 60 ventilatorë për spitalet britanike.