Pas 4 vitesh bashkë, Ledri Vula konfirmon lidhjen me Sara Hoxhën
Reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij bukuroshe Sara Hoxha, janë bashkë prej gati 4 vitesh. Dyshja preferonin ta shijonin në privatësi lidhjen e tyre por janë kapur shpesh mat.
Së fundmi u bë e ditur se Ledri dhe Sara kanë zyrtarizuar lidhjen dhe një veprim i bërë nga reperi vetëm para pak minutash tregon se nuk kanë ndërmend të fshihen më.
Ledri ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto krah partneres, të cilën e ka shoqëruar me një zemër. Me anë të kësaj fotoje reperi ka konfirmuar se ai dhe Sara janë bashkë.