Lajme Javore

Informohu i pari

Partia Demokratike në zi/ Humb jetën figura e rëndësishme e saj





Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ahmet Osman Osja. Lajmin e hidhur e ka dhënë Dega e PD në Shkodër, prej ku e cilëson ish-deputetin si pinjollin e një prej familjeve më në zë të qytetin e Shkodrës, që dha kontributin e tij në shumë fusha e kryesisht në ato të shkencës ku filloi punën si lektor në Universitet, diplomacisë dhe mësimdhënies.

Ai u angazhua në proceset demokratike që në fillimet e saj dhe përfaqësoi të djathtët në legjislaturën e viteve 92 -96. Ai u bë zëri i fuqishëm të gjithë atyre që i besuan votën, duke e renditur ndër pesë deputetet më të votuar në Parlamentin e atyre viteve.

Pati kurajon qytetare që në shumë seanca parlamentare jo vetëm të kërkoj të drejtat e individit por edhe të kërkoj me forcë miratimin e ligjeve per të drejtën e pronësisë, duke nxitur debatin dhe diskutimet e shumta.