Parisi në protestë kundër masave shtrënguese prej pandemisë
Të rinjtë u përpl asën me policinë në natën e katërt të tra zirave në periferi të Parisit.
Prej disa ditësh në Francë kanë nisur protestat ku mijëra persona janë ngritur kundër masave shtrënguese të qeverisë prej koronavirusit.
Është e 4 natë radhazi që banorët e Parisit ngrihen në protestë ndërsa mësohet se protestuesit janë kryesisht në moshë të re.
Ata janë përl eshur me forcat e policisë në Villeneuve-La-Garenne, Nanterre dhe Clichy duke hedhur fishekzj arre dhe mjete të forta drejt patrullave të policisë.
Këto protesta massive në Francë nisën në rrethinat e Parisit në fundjavë pas pla gosjes së një të riu nga një makinë policie në një pikë kontrolli.
Vala protestash kundër masave të marra nga qeveritë, kanë nisur fillimisht në SHBA, ku mijëra njerëz dolën kundër guvernatorëve dhe masave shtrënguese për izolimin e vendit.
Protestat në SHBA u mbështetën dhe nga presidenti Trump, i cili ka kundërshtuar kufizimet e vendosura nga disa shtete.
Kujtojmë se Presidenti Emmanuel Macron ka zgjatur masat për distancimin shoqëror në Francës deri më 11 maj.