Parashikimi i zymtë: 300,000 njerëz pritet të humbin je tën nga pandemia në këtë kontinent
Pandemia me koronavirus mund t’u marrë jërën të paktën 300,000 afrikanëve dhe rrezikon të përballë me varfëri ekstreme 29 milionë të tjerë. Ky ishte parashikimi i frikshëm i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën, i cili ka bërë thirrje për ndihmë në vlerë të 100 miliardë dollarëve për të shpëtuar kontinentin.
Deri më tani, 54 shtetet e Afrikës kanë raportuar më pak se 20,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi. Mirëpo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se në tre deri në gjashtë muaj, Afrika do të mund të përballet me 10 milionë të infektuar.
Agjencia ka modeluar katër skenare, të bazuara në nivelin e masave parandaluese të virusit, të prezantuara nga Qeveritë afrikane.
Në rast të mungesës së ndërhyrjes në studim është thënë se 1.2 miliard afrikanë do të infektohen, ndërsa 3.3 milionë të tjerë do të humbin je tën këtë vit./Opinion.al