Paralajmërojnë mjekët: Dhimbjet e muskujve janë një nga shenjat kryesore të Covid-19
Dhimbja e muskujve mund të jenë një shenjë serioze e infektimit nga koronavirus.
Studiuesit amerikanë thonë se pacientët Covid-19 që kanë dhimbje të forta muskujsh, janë pikërisht pacientët që e kanë më të vështirë të kurohen.
Deri më tani, dy simptomat më të theksuara janë kolla dhe temperature e lartë dhe pikërisht tek këto dy simptoma janë fokusuar të gjithë.
Sidoqoftë, studiuesit në Universitetin e New York zbuluan lidhjen midis dhimbjeve të muskujve dhe rasteve të rënda të Covid-19 pasi analizuan të dhënat nga 53 pacientë në Wenzhou, Kinë.
Shumica e pjesëmarrësve ishin rreth 30-40 vjeç dhe gati 2/3 e tyre ishin meshkuj. Një prej shenjave të përsëritura që ato gjetën te ata me gjendjen më të rëndë të mushkërive ishin dhembjet e muskujve, të njohur klinikisht si mialgji.
Mialgjia mund të përfshijë ligamentet, tendinat dhe indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 15% e të gjithë pacientëve me koronavirus përjetuan dhimbje të trupit ose dhimbje në nyje.
Dhimbjet nxiten nga kimikatet e quajtura citokina, të cilat trupi i lëshon teksa sistemi imunitar përpiqet të luftojë infeksionin.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania