Paralajmërimi i OBSH-së: Ky kontinent mund të bëhet epiqendra e re globale e Covid-19
Frika më e madhe është se mendohet që pandemia mund të arrijë të vr asë deri në 300.000 afrikanë, pasi sistemi shëndetësor është jashtmase i dobët. Sipas një përllogaritjeje, në Afrikë ka 5 shtretër të terapisë intensive për 1 milion banorë.
Afrika mund të arrijë deri në 10 milion raste të koronavirus, sipas OBSH.
54 vendet e Afrikës kanë raportuar deri më tani më pak se 20,000 raste.Por OBSH paralajmëroi që Afrika rrezikon të bëhet epiqendra e ardhshme e koronavirus në botë. Shqetësimi vjen ditë pasi zyrtarët e OBSH thanë që disa vende afrikane mund të shohin një kulmin në rastet e koronavirusit në javët e ardhshme dhe testimi duhet të rritet urgjentisht në rajon.
Zëdhënësi i OBSH, ka thënë:
Gjatë katër ditëve të fundit ne mund të shohim që numrat e rasteve janë dyfishuar.Nëse vazhdon kjo tendencë, vendet afrkane do të përballen me një shpërthim të madh shumë shpejt. Kontinenti numëron vetëm 1.8 shtretër spitalorë për 1.000 njerëz. Varfëria ekstreme bën edhe që shumë vende të kenë mundësi as për kushtet minimale të higjenës. Duhen ndihmuar vende të tilla, vendet e varfëra pasi jo vetëm që mund të shpëtojmë jetë, por kjo do të frenonte edhe zgjatjen globale të pandemisë.