Lajme Javore

Informohu i pari

Paralajmërimi i mjekëve: Intubimi i pacientëve të infektuar mund të shkaktojë më tepër dëm sesa përmirësim

Vendosja e pacientëve në ventilatorë shumë herët mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë, kanë paralajmëruar mjekët.

Ndërsa kri za Covid-19 vazhdon, mungesa e ventilatorëve vazhdon të jetë një problem për spitalet në Britaninë e Madhe. Por tani mjekët kanë paralajmëruar që makinat janë duke u përdorur shumë herët për disa pacientë dhe po mendojnë të ndryshojnë mënyrën e përdorimit të tyre.

Dy të tretat e të sëmur ëve nga koronavirusët të cilët janë të vendosur në ventilator për shpëtimin e jetës në Britani të Madhe nuk mbijetojnë.

Në New York, të paktën 80% e pacientëve Covid-19 të cilët janë vendosur në një ventilator kanë vd ekur. Ventilatorët mekanikë shtyjnë oksigjenin tek pacientët,mushkëritë e të cilëve nuk funksionojnë në kapacitet të plotë dhe procesi përfshin qetësimin e pacientit dhe ngjitjen e një tubi në fyt.

Pavarësisht nga shkaku i sëmu ndjes, vde kjet në pacientët që marrin këtë trajtim janë të zakonshme.

Ekspertët thonë se 40 deri 50 përqind e pacientëve me shqe tësime të mëdha të frymëmarrjes vd esin ndërsa janë në ventilatorë.

Disa zyrtarë shëndetësorë sugjerojnë që futja e oksigjenit me presion në mushkëri mund të irritojë organet dhe t’i dë mtojë ata.

Ata gjithashtu sugjerojnë që ventilatorët, mund ta përke qësojnë inflamacionin në mushkëri.

Scott Weingart, një mjek i repartit të terapisë intensive tha:

Do të bëja gjithçka në fuqinë time për të shmangur intubimin e pacientëve. Inflamacioni në mushkëri bën që lëngu nga enët e gjakut të afërt të rrjedhë në qese ajri të voglanë mushkëri, gjë që nga ana tjetër e vështirëson frymëmarrjen dhe ndërpret furnizimin e organeve me oksigjen. Kur nivelet e oksigjenit te pacientët bien, mjekët i drejtohen ventilatorit si zgjidhja e fundit.

Por Covid-19 nuk vepron në të njëjtën mënyrë si sëmun djet e tjera të frymëmarrjes. Prandaj edhe trajtimi duhet të jetë i ndryshëm. Pacientët kanë nevojë për oksigjen, jo për presion të shtuar në mushkëti. Edhe pse disa pacientë mund të ndihen më mirë gjatë këtij procesi, ata nuk arrijnë dot të kuptojnë pasojat e tij.