Lajme Javore

Informohu i pari

Papa kërkon që vaksina për Covid-19 të shpërndahet në tërë botën

Papa Françesku ka bërë thirrje për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe tha se çfarëdo vaksine e suksesshme duhet të jetë në dispozicion ntë tërë botën.

“Në të vërtetë, është e rëndësishme që të bashkohen kapacitetet shkencore, në një mënyrë transparente dhe të paanshme për ta gjetur vaksinën dhe trajtimet”, tha ai gjatë fjalimit të së dielës në Vatikan.

Papa shtoi se është gjithashtu e rëndësishme që të garantohet qasje universale ndaj teknologjive themelore, të cilat ia mundësojnë secilit person të infektuar, në secilën pjesë të botës, ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ai e përkrahu edhe propozimin e një grupi ndër-religjioz për shpalljen e 14 majit ditë ndërkombëtare të lutjeve dhe agjërimit për të kërkuar nga Zoti që ta ndihmojë njerëzimin për tejkalimin e pandemisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.