Lajme Javore

Informohu i pari

Pamjet do t’ju përlotin/Mrekulli e të madhit zot- Humbi kur ishte 3-vjeç, pas 24 viteve përqafon babain dhe nënën

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Kinë. Një vajzë bashkohet me prindërit e saj pas 24 vjetësh. E bija e Wang Mingqing dhe Liu Dengying ishte zhdukur në dimrin e vitit 1994, kur çifti ishte duke shitur frute në qytetin Chengdu në një ditë shumë të ngarkuar, raporton CNN. Wang ishte duke folur me një klient kur vajza e tij, 3 vjeç në atë kohë, ishte larguar.

“Në fillim menduam se ajo po bëhej e pabindur, megjithatë kur ne shikuam secilin kënd të urës Jiuyan, e kuptuam se ishte zhdukur”, ka deklaruar Liu për të përditshmen kineze Huaxi City Daily. “Pas kësaj, ndaluam biznesin dhe shkuam në çdo jetimore në Chengdu, por nuk kishim fat, po ecja dhe burri im po udhëtonte me biçikletë dhe kështu vazhdoi për një gjysmë viti, dhe kjo ishte se të gjeje gjilpërën në det”.

Kërkimi i palodhshëm i Wangut dhe Lius, solli deri në shpërndarjen e më shumë se 10 mijë fletushka për të bijën e tyre, më në fund pati sukses këtë javë, kur ata takuan bijën e tyre, të cilën e kishin quajtur Qifeng por ishte riemëruar si Kang Ying nga prindërit e saj që e kanë adoptuar.

Kang Ying, që tani është në vitet e fundit të njëzetave, udhëtoi me burrin dhe fëmijët e saj në Chengdu, ku u prit nga familja e saj. Pas këtij takimi, lotët nuk i mbanin asnjëri prej tyre.