Lajme Javore

Informohu i pari

Pamje të trishta nga Tirana, dy të vde kurit përcillen të vetëm për në banesën e fundit

Prej më shumë se tre muajsh, bota po përballet me koronavirusin, i cilësuar ndryshe edhe si “armiku i padukshëm”, i cili u ka marrë je tën rreth 70 mijë njerëzve, ka infektuar mbi 1 milion të tjerë në të gjithë botën dhe ka detyruar qindra milionë persona të izolohen në shtëpitë e tyre.

Në vendin tonë ka shkuar në 21 numri i vik timave, ku të dielën pasdite ndë rroi je të edhe ish-boksieri kampion i ekipit të Tiranës, Skënder Kurti.

Distancimi social është një nga mënyrat më efikase për frenimin e përhapjes së virusit ngjitës, duke bërë që edhe autoritetet në të gjithë botën të marrin masa ekstreme për kufizimin e liridaljes.

Së fundmi, pamje të trishta kanë ardhur nga Tirana, ku shihen dy makina të agjencive funerale, të cilat po përcjellin për në banesën e fundit dy persona që janë nd arë nga je ta.

Siç shihet dhe në fotot e publikuara nga “Syri”, dy të ndjerit janë përcjellë të vetëm për në banesën e fundit, pasi askush nuk ka mundur dot t’i shoqërojë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.