Lajme Javore

Informohu i pari

Pamje nga Infektivi! Manastirliu nxjerr foton e pacientit të shtrirë përm bys

Shqipëria është duke shënuar rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus. Në javët e fundit, gjithashtu është rritur edhe numri i viktimave ditore.

Pikërisht për këtë situatë të rënduar, ministrja e Shëndëtësisë, Ogerta Manastirliu, ka nxjerrë pamje nga spitali Infektiv.

Në foto duket një infermier, i cili është duke u kujdesur për një pacient me simptoma të rënduara.

Pacienti i gjinisë mashkull ndodhet përmbys në krevat ndërkohë që infermieri po përkujdeset për të.

Postimi i Manasirliut:

Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19. Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë! T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID19.