Lajme Javore

Informohu i pari

Pamje nga fundi i botës vijnë nga Gjermania/ Një digë mund të sjell të këqija më të mëdha





Kancelarja Angela Merkel ka parë nga afër të dielën një fshat të shk atërruar totalisht nga pë rmbytjet e mëdha të kësaj jave, të cilat u kanë marrë jetën deri tani 188 personave në Gjermani dhe në Belgjikë, ndërsa dë met janë kolosale.

Një ditë më parë, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha se do të propozojë një paketë të menjëhershme ndihme që në mbledhjen e kabinetit ditën e mërkurë. Ai theksoi se do të nevojiten më shumë se 300 milionë euro për rimëkëmbjen nga përmb ytjet.

Gjatë vizitës së saj, Merkel e ka përshkruar situatën si të tm errshme. ‘Mund të them se nuk kam fjalë që mund të përshkruaj atë që ka ndodhur. Ngushëllues është fakti se si njerëzit janë solidarizuar me njëri-tjetrin duke u ardhur në ndihmë në këto ditë të vështira’, tha Merkel.

Ndërkohë, shqetësuese mbetet situata e një dige të një rezervuari në Gjermaninë perëndimore, e cila rrez ikon të shembet pas prurjeve tejet të mëdha. Autoritetet në Rhine-Sieg, në jug të Këlnit, thanë se situata në digën Steinbachtal është tejet kritike dhe për këtë arsye është ndërmarrë një op eracion evakuimi për 4500 persona. Diga u ndërtua në vitin 1930 dhe është rinovuar 2 herë, në vitin 1940 dhe midis viteve 1988-1990.

Kancelarja Angela Merkel ka parë nga afër këtë të diel një fshat të shkatërruar totalisht nga përmbytjet e mëdha të kësaj jave, të cilat u kanë marrë jetën deri tani 188 personave në Gjermani dhe në Belgjikë, ndërsa dëmet janë kolosale.

Një ditë më parë, ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, tha se do të propozojë një paketë të menjëhershme ndihme që në mbledhjen e kabinetit ditën e mërkurë. Ai theksoi se do të nevojiten më shumë se 300 milionë euro për rimëkëmbjen nga përm bytjet.