Lajme Javore

Informohu i pari

Pamje e trishtë/ Shitësja ambulante me arkë në duar rrëzohet nga shkallët, pasi e ndiqte policia bashkiake(Video)

Megjithëse Shqipëria tashmë është në hartën e rrezikut për përhapjen e koronvairusit, pasi deri më tani janë infektuar 6 persona, kjo duket nuk i frenon aspak punonjësit e policisë Bashkiake të Tiranë që të vijojnë aksionin e tyre ndaj hallexhinjve.

Gjatë ditës së sotme, në një nga lagjet e Tiranës ata i janë vënë në ndjekje një gruaje, e cila për tiu shpëtuar policëve është rrë zuar nga shkallët.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme përpl asja e saj në shkallë ka qenë mjaft e fortë, ndërsa shpresojmë që të mos ketë pasur thyerje në gjymtyrët e saj.