Lajme Javore

Informohu i pari

Olta Boka poston për herë të parë foton e të voglës së saj/ Uron shqiptarët me fjalë zemre: Krishtlindje të bardha

Me 15 korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia.

Olta është treguar shumë e rezervuar, duke mos e zbuluar portretin e të bijës mirëpo nuk i ka kursyer postimet pranë saj në rrjete sociale. Vetëm së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël me të voglën në krahë, duke uruar Krishtlindjet.

“Zoti zgjodhi pikërisht këtë vit, të vështirë për të gjithë ne, të ma lehtësonte dhe të më zbukuronte të gjithë jetën! Krishtlindje të bardha ju urojmë unë dhe Gaia”, ka shkruar Olta.