Lajme Javore

Informohu i pari

Olsa Muhameti u tall me Beatrix/ Oriola Marashi e bën të qajë me përgjigjen që i jep

Mbrëmë u eliminua Beatrixa nga shtëpia e famshme e ‘Big Brother Vip’. Eliminimi i saj ishte i papritur ku kishte reagime të shumta.

Ndërkohë, një reagim e ka bërë edhe shoqja e ngushtë e moderatores, Bora Zemani, Olsa Muhameti njëherësh edhe autorja e programit “Përputhen”.

Përmes një postimi në storien e saj në Instagram, Olsa shkroi: “Kush vdiq? Fol mo”, të cilën më pas e fshiu, por pasi e panë të gjithë.

Ndërsa një përgjigjj direkte ka marrë nga mikja e Beatrixës, modelja Oriola Marashi. “Emisioni jot vdiq”, ka shkruar ajo në mbishkrim të postimit.

Kujtojmë se Beatrixa ishte në nominim me Einxhel dhe Donaldin që nga e marta deri mbrëmë ku publiku zgjedhi që ajo ta lë shtëpinë.

Lidhja e saj me Donaldin e ka bërë shpesh objekt përplasjes mes vetë banorëve, publikut jashtë, një pjesë e të cilit nuk e mbështeti për shkak të historisë së Donaldit me Borën.