“O Tërmet fokusohu”/ Kryeministri Rama “kap mat” në shëtitje kryebashkiakun: Ç’e ke atë mbrapa
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit, që ta kishte mendjen, gjatë mbledhjes që shvilloi me anë të një videoje me të gjithë kryebashkiakët e vendit.
Në momentin që Peçi hapi kamerën, Rama mesa duket nuk i shikonte fytyrën dhe i tha të fokusohej.
“O Tërmet fokusohu, ç’e ke atë mbrapa”, -thotë Rama.
“Jam jashtë, tani jam fiks në qendrën e qytetit,”- ja ktheu kryebashkiaku.
Ç’ta ketë nxjerrë jashtë Tërmet Peçin në këtë orë? pas orës 17:30, e gjithë Shqipëria është futur në izolim total, deri në ditën e hënë, ndërsa kryebashkiaku i Tepelenës paska gjetur kohë dhe mundësi për shëtitje.