Lajme Javore

Informohu i pari

Nusja e paralizuar i bën dhëndrit surprizën e madhe ditën e dasmës, nuk ka mbetur njeri pa derdhur lot

Swati Chavda ka qenë e paralizuar nga mesi e poshtë që në vitin 2009, kur pësoi një aks  ident automobilistik.

Që prej asaj kohe dhe deri tani, ajo po mëson të ecë sërish me ndihmën e patericave, të cilat i ka zgjedhur si aksesor kryesor edhe në ditën e dasmës.

Po si ka rrjedhur historia.

Në vitin 2009 ajo kishte marrë një vit pushim nga studimet dhe kishte vendosur të udhëtonte. ” U bëra bashkë me një grup turistësh dhe po kënaqeshim shumë. Gjërat nuk mund të shkonin më mirë deri në mëngjesin e 18 prillit të vitit 2009 kur çdo gjë ndryshoi”, tregon ajo për Bussines Insider.

“Shoferi humbi kontrollin dhe makina u rrotullua për 150-200 metra, dy persona humbën jetën, unë mbeta e paralizuar nga mesi e poshtë”.

Chavda tregon se kaloi shumë vite duke u përpjekur të merrte veten nga aksi  denti.

“Kam përdorur karrige me rrota për dy vite, derisa fillova të ec me paterica. Jeta nuk është më si më parë”, tregon ajo.

Dhe sigurisht, jeta nuk do të ishte më si më parë, pasi në vitin 2017 çdo gjë do të ndryshonte për të.

Pikërisht tre vite më parë, Chavda njohu bashkëshortin e saj të ardhshëm, Joshan Thaker në një website për njohje mes Indianëve dhe që prej asaj kohe çifti nuk është ndarë më kurrë.

Sigurisht ata filluan të flisnin në WhatsApp, ndërsa pak kohë më pas vendosën të takoheshin.

“Takimi ynë i parë ka qenë në një pub pranë shtëpisë së tij. Folëm për gati katër orë. Ishte perfekt si takim. Mu duk sikur isha duke folur me një njeri që kisha vite që e njihja.

Dy vite më pas çifti u fejua dhe filloi të planifikonte dasmën.

“Joshan më ftoi për darkë ditën e Shën Valentinit. Nuk e dija se ku do të shkonim, por ndoqa këshillën e tij dhe u vesha bukur”.

Kështu atë natë Chavda mori dhe propozimin për martesë.

“Ishte një nga momentet më të lumtura të jetës sonë. Fiks një vit më vonë u martuam në te njëjtin vend”, tregoi ajo për Insider.

“Për fat të keq, nuk munda të vesh këpucët e Jimmy Choo, që kisha ëndërruar gjithmonë. Por disa muaj para dasmës më erdhi një ide, do të përdorja patericat si aksesor kryesor”.

” Ka qenë një vendimet më të mira që mund të kem marrë në jetë. Shumë njerëz e vunë re dhe u pëlqeu ideja. Tani që ka kaluar pak kohë jam e bindur se kombinimi i patericave me gjithë veshjen time ka qenë një zgjedhje e qëlluar.”

Ndër të tjera Chavda shprehet se zgjedhja e patericave, objekte të cilat i ka përçmuar për një kohë të gjatë si akserorë në ditën e dasmës e bëri të ndihet më e fortë dhe plotësisht në kontroll të situatës.

“Po ecja krenare dhe me kokën lart”, shtoi ajo.

Chavda u shoqërua në altar nga dy vëllezërit e saj në ceremoninë Hindu, e cila ka qenë dhe një prej çasteve të saj të preferuara gjatë dasmës.