“Nuk pi ujë, nuk shkoj dot në banjo”, infermierja tregon lodhjen nga koronavirusi
Bilanci të prekurve nga koronavirusi po rritet çdo ditë në mbarë botën.
Italia është vendi i dytë pas Kines me mbi 10 mijë personatë infektuar, dhe mbi 600 të vde kur, ndërkohë që 8000 persona po mjekohen intesivisht.
Por më të lodhur nga e gjithë kjo situatë e rëndë në Itali janë mjekët dhe infermirët të cilët janë në çdo moment të ekspozuar ndaj rrezikut. Ditën e sotme një infermiere nga Milano ka postuar një foto të saj në Instagram ku shihet qartë shenjat e nxira të maskës në fytyrën e saj.
“Jam shumë e lodhur fizikisht sepse masat e mbrojtjes mund të të lëndojnë, këmisha që vesh më bën të djersij pa fund dhe kur e vesh nuk e heq më për më shumë se 6 orë dhe nuk mund të shkoj në banjo apo të pi ujë”– shkruan në postimin e saj infermierja italiane. Por Alessia ka një apel për të gjjthë italianët.
“Ajo që i kërkoj gjithkujt që e lexon këtë postim është të mos e çoni dëm mundimin tonë, të jini altruistë, qëndroni në shtëpi se kështu do mbroni ata që janë më të dobët. Ne të rinjtë nuk kemi imunitet ndaj këtij virusi, edhe ne mund të sëm uremi, apo edhe më keq mund ta përçojmë së mundjen tek të tjerët. Nuk e kam luksin të kthehem në shtëpi për izolim sepse duhet të jem në punë për të bërë atë që më takon. Bëni edhe ju pjesën tuaj, ua kërkoj si nder”, mbyllet postimi i Alessias.