Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk ndalen skandalet në Shqipëri/ Infermierja iu merrte kartat pacientëve të shtruar në spital: Ka marre 400 milione lek ne emer te tyre





Një tjetcr skandal godet sistemin shëndetësor në vendin tonë, ku Krimi Ekonomik ka zbuluar një rast të rëndë në një spital në Tiranë. Një infermiere iu vidhte kartat e identitetit pacientëve të shtruar në spitale, dhe merrte kredi në emër të tyre.

Në bashkëpunim me një shitëse në një dyqan elektroshtëpiakesh, infermierja i merrte produktet me kredi në emër të klientëve dhe më pas i rishiste ato. Si infermierja ashtu edhe shitësja janë vënë në prangat e policisë, ndërkohë që janë sekuestruar elektroshtëpiake me vlerë rrreth 40 milionë lekë të reja.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se infermierja e arrestuar është Elisabeta Bardhollari, ndërkohë që shitësja e dyqanit me të cilën bashkëpunonte është shtetasja Orjada Hoxha.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.