Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk ndalen lotët/ Nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz humbin jetën, i zuri korrenti

Një ngjarje shumë e trishtë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz, ku një nënë bashkë me dy vajzat e saj kanë humbur jetën.Shkak është bërë kontakti me rrymën elektrike të një prej vajzave që ka qenë duke bërë dush. Në këtë moment nëna dhe vajza tjetër kanë shkuar për ta ndihmuar, por dhe ato kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.Tragjedia ka ndodhur në familjen Kola në Fushë-Arrëz, ku si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike kanë humbur jetën nëna P.Kola 42-vjeçe, dhe dy vajzat, S.Kola 18-vjeçe dhe V.Kola 15-vjeçe. Ndërkohë që është lënduar edhe djali i familjes

.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të parë nga afër situatën dhe ka kuptuar skenën. Dhimbja është e madhe për familjen që ka humbur njerëzit e dashur.Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo histori dhe dëshmitë e familjarëve të tjerë. Ndërkohë policia po vazhdon me hetimin dhe procedurat e tjera në këto raste.Vite më parë humbjet e jetës në Shqipëri për shkak të korrentit ishin të shumta, por në kohën e sotme është e cuditshme si ka ndodhur kjo ngjarje.