Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk na ngjiti/ Romeo Veshaj tregon arsyen e ndarjes nga Alexia Peleshi

Romeo Veshaj ka folur për herë të parë për ndarjen nga Aleksia Peleshi, me të cilën nisi romancën muaj më parë. Por duket që lidhja e tyre nuk funksionoj dhe erdhi ndarja me vajzën e ministrit Peleshi.Aleksia pak ditë më parë bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se ‘Romeon nuk e dashuruar kurrë’. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Romeo u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”

.Pak javë më parë, Aleksia Peleshi konfirmoi ndarjen me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Ajo theksoi se ishte nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.Së fundmi, Aleksia ka thënë se nuk ka qenë e dashuruar asnjëherë. Aleksia tha se si një vajzë e re ka qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë që të do verbërisht në krah.“Tingëllon pak kontradiktore por njeriu reflekton. Kam kuptuar se nuk kam qenë realisht e dashuruar.Jua them sinqerisht këtë”, deklaroi vajza e ministrit Peleshi.“Kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar si ndjesi apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt por nuk kam qenë kurrë e dashuruar me një person. Kështu që ngelet për ta provuar dashurinë. Nuk ma ka bërë zemra bam”, tha ajo.“Tingëllon pak kontradiktore por njeriu reflekton. Kam kuptuar se nuk kam qenë realisht e dashuruar. Jua them sinqerisht këtc”, deklaroi vajza e ministrit Peleshi.