Nuk mungon simboli i shqiponjës, Manastirliu publikon fotot e veçanta të infermierëve pak para nisjes për në Itali
Shqipëria ditën e sotme dërgoi grupin e dytë të ekipit mjekësor në ndihmë të Italisë për të përballuar situatën kundër koronavirusit.
Ata do të vendosen në Marche, ndërsa së fundmi ka qenë ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu e cila ka shpërndarë disa foto të veçanta të tyre në momentet që po ngjiteshin në avion nga Rinasi drejt Italisë. Në foto nuk kishte si të mungonte edhe simboli i “shqiponjës”bërë nga infermierët.
60 infermierët janë shprehur se nuk e kanë menduar dy herë propozimin e bërë nga ministria e Shëndetësisë pasi sipas tyre e kanë si obligim për tu kthyer ndihmën popullit italian që vite më parë nga kanë pritur në shtetin e tyre.