Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk ka si nënat/ Njihuni me gruan që i dha jetë fëmijës së saj në mes të oqeanit: Jetë të gjatë pastë i vogli

Një nënë e re është bërë vi rale pasi ka shpërndarë një video duke sjellë në jetë djalin e saj në Oqeanin Paqësor, duke u bere virale me historine e saj.osy Peukert, 37 vjeç, postoi një video në Instagram duke treguar se si ajo dhe partneri i saj, Benni Cornelius, 42 vjeç, shkuan me makinë në plazh në mënyrë që ajo të mund të lindte fëmijën e saj në bregdetin e Playa Majagual, Nikaragua.

Ajo lindi fëmijën pa ndihmë mjekësore, pasi ref uzoi skanimet gjatë gjithë shtatzënisë.Videoja e valëve që përplasen në shpinën e saj ndërsa ajo përpëlitej nga dhimbja përmes kontraktimeve është parë mbi 200,000 herë.Josy tha:Valët kishin të njëjtin ritëm si kontraktimet, kjo rrjedhë e qetë më bëri të ndihem shumë mirë. Nuk ka statistika të disponueshme se sa lindje të tilla ndodhin në mbarë botën çdo vit, megjithatë numri besohet të jetë i vogël, por në rritje.Procesi është i mbushur me polemika, pasi foshnja e një gruaje nga Kalifornia lindi i vd ekur në vitin 2018 pas një lindjeje gjashtë-ditore pa asnjë ndërhyrje mjekësore.Duke shpjeguar vendimin e saj, Josy tha: Kam pasur këtë ide në kokën time, doja të lindja në oqean dhe sepse kushtet ishin të përshtatshme atë ditë, kjo ishte ajo që bëra.Nëna e katër fëmijëve thotë se donte që fëmija i saj të lindte pa ndërhyrje mjekësore.