Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk ka më kthim pas/ Presidenti i Amerikës merr vendimin e madh kundër Putinit…

Ndërsa Rusia ka intensifikuar lu ftën e saj kundër Ukrainës, duke vr arë civilë dhe duke shkaktuar një kr izë masive refugjatësh, presidenti Joe Biden shpalli ndalimin e importit të karburantit rus. Kritikët e Rusisë kanë thënë se kjo është mënyra më e mirë – dhe ndoshta e vetmja – për ta detyruar Moskën të tërhiqet.

Një embargo e plotë do të ishte më e efektshme nëse do të përfshinte aleatët evropianë, të cilët janë gjithashtu të dëshpëruar për të ndaluar dh unën në Ukrainë dhe rre zikun që Moska paraqet për kontinentin. Megjithatë, Evropa nuk e merr dot menjëherë një masë të tillë.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Evropa është thellësisht e varur nga energjia që importon nga Rusia. Ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të zëvendësojnë sasinë relativisht të vogël të karburantit që marrin nga Moska, Evropa nuk mundet, të paktën jo në të ardhmen e afërt.

Për më tepër, frenimi i eksporteve ruse të naftës do t’i rrisë edhe më shumë çmimet tashmë të larta të naftës dhe benzinës në të dy kontinentet dhe do të rëndonte më tej konsumatorët, bizneset, tregjet financiare dhe ekonominë globale.