Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk ka fund e keqja/ Kroacia shkundet sërish nga tërmeti





Herët këtë mëngjes, Kroacia u t ro ndit edhe nga tre tërmete të tjera, me epiqendër në zonën e Petrinjës. Më i rëndi prej tyre kishte fuqinë e 4.8 shkallëve të Richterit, raportoi Shërbimi Sizmologjik kroat.

Zagrebi goditet nga një tërmet i fortë në kohë të rëndë - KOHA.net

Sipas tij, tërmetet ndodhën në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Të martën, Kroacia u godit nga një tërmet i fuqishëm, prej 6.3 shkallësh të Richterit, dhe epiqendra e tij ishte tri kilometra nga Petrinja.

Sipas informacioneve të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën, 20 janë plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Të gjitha shërbimet janë përfshirë në kërkimin e njerëzve që besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Kryebashkiaku i Petrinjës, Darinko Dumboviq, ka thënë se rreth gjysma e qytetit është shk atërr uar. Shefi i menaxhimit të krizave i Bashkimit Evropian, Janez Llenarçiç, do të vizitojë Petrinjën të mërkurën.

Zagrebi goditet nga një tërmet i fortë në kohë të rëndë - KOHA.net