Lajme Javore

Informohu i pari

“Nuk ka COVID që e zhduk pla gën qelbrrjedhëse”, Tritan Kalo mesazh të fortë politikës: Koha postkovidiane do jetë ajo e korrigjimeve…

Mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, iu drejtohet sërish qytetarëve me një mesazh të fortë, lidhur me përhapjen e gjerë që po merr ditë pas dite koronavirusi.

Teksa shkruan i revoltuar në “Facebook” se qytetarët po vijojnë të dynden rrugëve, mjeku infeksionist i këshillon ata që të qëndrojnë në shtëpi, të lexojnë, dëgjojnë muzikë, si dhe t’i gëzohen pranisë së familjarëve.

Ndër të tjera, Kalo jep një mesazh të fortë dhe për politiklën 30-vjeçare në vendin tonë, duke u shprehur se dasitë demon-kraci janë ulëritëse dhe koha postkovidiane detyrimisht që do të duhet të jetë ajo e korigjimeve të pabarazive socio-ekonomiko-politike

Mesazhi i Kalos:

Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vde kurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….

EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive….

JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PL AGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike, NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!!!