Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk i doli gjë me Borën/ Atdheu i shpall sfidë Donaldit për Beatrixën…

Atdhe Xharavina do të jetë sonte i ftuar në “Glamour Zone”. Në faqen zyrtare të “RTV Ora” është publikuar videoja promo e emisionit, ku shihet se ai ka bërë deklarata të forta.

I pyetur se me cilën ndër vajzat do të flirtonte, Atdheu ka përmendur emrin e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila është e lidhur me Donald Veshajn.

“Po a nuk do e kishe problem konkurrencën?”, e ka pyetur moderatorja Ester Bylyku, referuar aktorit. “Le të fitojë më i miri”, është përgjigjur Atdheu, duke i shpallur kështu “lu ftë” Donaldit.

Atdheu këtë të dielë, në daten 9 janar, ai ka postuar një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” në orën 3 të mëngjesit. Ai shfaqet në një makinë, në të cilën këndon këngën e vendosur të Golden G dhe Burak “Gëzuar ditëlindjen”.

Megjithatë, pak kohë pas postimit, Atdheu vendosi ta fshijë postimin. Prej një kohe të gjatë, në rrjetet sociale janë përfolur shumë emrat e Atdheut dhe Borës, si rrjedhojë e fotove dhe videove të ndryshme që kanë qarkulluar në internet.

Kjo ka ardhur gjithashtu dhe pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën do të donte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur dhe Bora.