Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk e kam dit sa të kam dash/ Me postimin emocionues Luana Vjollca konfirmon largimin nga Top Channel pas 15 vitesh…





Luana Vjollcën nuk e pamë askund këtë sezon të ri në ekran dhe fansat sigurisht ia kanë ndjerë mungesën, duke e pyetur vazhdimisht për planet e saj.

Ndaj, pas gjithë kësaj dashurie nga ndjekësit, që duhet thënë që janë shumë besnikë, Luana ditën e djeshme shkroi në Instastory se po kalonte ditë të vështira, me ndjesinë më të bukur falë tyre, dhe lajmëroi se do të sqaronte të gjitha lëvizjet e saj, bashkë me arsyet.

Pritja nuk zgjati më shumë: Sot, moderatorja e dashur për publikun, ka bërë një sqarim të gjatë në Instagram, që siç shkruan ajo e ndjen si “detyrë”, për publikun e saj.