Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk e duron dot më njeri’/ Putin jep urdhër të blloken mediat gjermane dhe shumë të tjera

Disa faqe të Radios Evropa e Lirë (REL) dhe faqet ruse të mediave, BBC dhe Deutsche Welle, janë bl lokuar në Rusi, sipas grupit vëzhgues, GlobalCheck.

Është raportuar edhe për bllokim të platformave, Facebook, Twitter, dhe dyqaneve online të Apple dhe Google.

Ky hap është marrë në orët e para të 4 marsit dhe vjen pas disa kërc ënimeve ndaj Radios Evropa e Lirë dhe mediave tjera për mbulimin e lu ftës në Ukrainë.

Kjo bll okadë ua pamundëson rusëve qasjen në Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë. Shërbimet rajonale të REL-it, Sever.realii, Sibir.realii dhe Kavkaz.realii, janë bllokuar po ashtu në Rusi.

Faqja e Current Time, televizionit në gjuhën ruse – projekt i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – është bllokuar nga autoritetet ruse nga 28 shkurti, ndonëse shërbimi ka gjetur mundësi për të shmangur bllokadën.

Gazetarët e mediumit Meduza, me bazë në Letoni, që transmeton në gjuhën angleze dhe ruse, kanë thënë se “gjithçka tregon se faqja jonë është bllokuar në Rusi”.

“Këto kohëra do të kalojnë. Ne do të vazhdojmë punën”, kanë thënë ata.

Zyrat e Shërbimit rus të REL-it kanë pranuar gjashtë njoftime nga rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor më 2 mars, duke kërcënuar me bllokim të faqeve.

Rregullatori ka thënë se materialet e publikuara “kanë qenë qëllimshëm të rreme për sulmet e supozuara ruse në territorin e Ukrainës” në mënyrë që të “krijojnë panik mes njerëzve”.