Nuk do u besoni syve pasi të shihni këtë mrekulli, njihuni me liqenin që ndryshon ngjyrë (FOTO)
Në pjesën më veriore të Japonisë ekziston ishulli Hokkaido, një vend vërtetë i veçantë. Bëhet fjalë për Blue Pond, një liqen i madh, që prej disa vitesh është bërë një destinacion për turistët nga i gjithë vendi. Pse? Ngjyra e jashtëzakonshme.
Pasqyra e ujit, praktikisht duket sikur ndryshon vazhdimisht ngjyrën: një fenomen me të vërtetë interesant, që të çon shpesh në ngjyra spektakolare. Pas shpërthimit të vullkanit afër Tokachidake, në vitin 1998, autoritetet vendosën që të ndërtonin një barrierë për të mbrojtur zonën. Me kalimin e kohës, një lum i vogël ka grumbulluar një sasi uji të madhe, derisa u krijua liqeni.
Origjina e ngjyrave ende nuk është e qartë, edhe pse nuk përjashtohet se mund të bëhet fjalë për substanca kimike, që kanë kontaminuar ujin. Hidroksid i alumini, në veçanti, do të krijonte reflektimin spektakolar të dritës , ndërkohë që squfuri, tipik i zonave termike dhe ngjyra e bardhë e shkëmbinjve, krijojnë një efekt magjik ngjyrë blu.
Ndërkohë, liqeni Blue Pond, është subjekt i fotografive nga shumë persona, të cilat shpesh janë në National Geographic dhe madje edhe nga Apple, që ka përfshirë një imazh të liqenit për sistemin e ri operativ. Në disa imazhe, ujërat duket jeshile, në disa ngjyrë blu, e të tjerë.