Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk do paguajnë qiranë për 2 muaj, Rama tregon kush do përfitojë

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Opinion. Ai ka sqaruar se kush nuk do paguajë qiranë për dy muaj, Mars dhe Prill, për t’i paguar në muajt pasues.

“Të gjithë qiramarrësit individë që kanë kontratë qiraje për banesë, që kanë kontratë pune dhe e kanë pezulluar për shkak të Covid- 19, nuk do ta paguajnë qiranë për 2 muaj.

Po ashtu edhe qiramarrësit studentë, po kështu sipërmarrësit, persona fizik me të ardhura deri në 14 milion lekë në vit nuk do ta paguajnë për dy muaj, Prill dhe Maj, më pas detyrimi i prapambetur do të paguhet në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin pas muajit maj.

Për kontratat që përfundojnë në maj do të paguhen në muaj më tej, në tre muajt e mëtejshem”, është shprehur Rama.

Përsa iu përket rasteve që nuk kanë kontratë, kryeministri deklaroi: ‘Ka marrëveshje me noter, mes palësh apo me shtrëngim dore… mjafton që personat që kanë njërën nga këto marrëveshje të jenë me qira të deklaruar, pra që për këtë qira është paguar një detyrim, këta të gjithë do përfitojnë.’