“Njerëzimi po përdoret si kavje eksperimentale”, ish-deputeti i PS: Koronavirusi do harrohet përballë asaj që do vijë më pas
Ish-deputeti socialist, Eduard Bejko, ka hedhur dyshime të forta në lidhje pandeminë Covid-19, që prej disa muajsh ka ‘pushtuar’ mbarë botën.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bejko, i cili ka qenë më parë dhe drejtues i spitalit të Beratit, thotë se koronavirusi është inskenim që synon ta përdorë njerëzimin si kavje eksperimentale.
Ai shkruan se pandemia do të harrohet përballë asaj që është inskenuar për t’u luajtur më pas, të cilat i cilëson si “stuhi të tjera tashmë të programuara”, që do përjetojnë njerëzit në planetin tonë. Sipas tij, dominanca e një rendi të ri botëror për të kontrolluar njerëzimin po bëhet reale më shumë se kurrë.
Reagimi i plotë:
Prsh miqte e mi..! Kam formatuar nje mendim personal qe:
Dominanca e nje rendi te ri boteror per te kontrolluar krijesen humane po behet reale me shume se kurre..
Pandemia do te mbetet nje term i harruar perball asaj qe eshte inskenuar per tu luajtur me pas.. Shifrat nuk justifikojne kete pompim situate pavaresisht lancimeve mediatiko mor tore pasi vde kjet jane brenda kornizave normale te cdo shteti ne raport me popullsine perkatese ( si per ata me masa drastike dhe per ata me masa te moderuara)..
Druaj se njerezimi thjesht po perdoret si nje kavje eksperimentale qe ka gjasa te rezultoj ne nje kontroll burgimi mendor, fizik dhe shpirteror.. Corona virusi?? Ehhh….nje artikulim qe do humbase shpejt por edhe qe do sherbej si nje justifikator perball “stuhive te tjera tashme te programuara” qe do perjetoj njeriu ne planetin tone..
Qofsha i gabuar..gjithsesi nje mendim i ndare me ju ishte..
Do rrojme dhe te shohme…!!
Kalofshi sa me lehtshem ne keto kohe te turbullta..!!!!