Lajme Javore

Informohu i pari

Një pozë e ëmbël nga Amra dhe Edin Dzeko, të cilët janë në pritje të një vajze

Çifti i popullarizuar boshnjak, Amra dhe Edin Dzeko, i kanë mahnitur ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, me një pozë të përbashkët.

Ata shfaqen të përqafuar, ndërkohë që modelja e famshme shfaqet me kostum larjeje duke vënë në pah barkun e fryrë.

“Ne të tre. Faleminderit Vincenzo Valente dhe Claudia Ferri për këtë kujtim të pabesueshëm”, ka shkruar Amra në Instagram duke përmendur fotografin dhe artisten e makijazhit që janë kujdesur në këtë realizim.

Seti i ri fotografik i çiftit është bërë në shtëpinë e tyre në kryeqytetin italian, Romë, ku Dzeko është i angazhuar si futbollist.

Fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta pozitive, si edhe urime për fëmijën në pritje.

Çifti Dzeko janë në pritje të një vajze, ndërsa ata tashmë kanë një vajzë katërvjeçare dhe një djalë dyvjeçar së bashku, derisa Amra është nënë e një vajze tjetër 17 vjeçare nga një lidhje e mëparshm