Lajme Javore

Informohu i pari

Një mesazh publik dashurie, Gerta Heta përlotet nga surpriza e bashkëshortit

Për herë të parë i kishte marrë të dyja vajzat me vete, Luna dhe Matea, të cilat jo vetëm që nuk e sikletosën të ëmën në një bisedë publike për “Rudina”, por donin edhe ato të kishin pothuaj të njëjtën vëmendje (prirje për televizion), pse jo?

Këngëtarja dhe prezantuesja Gerta Heta ishte këtë pasdite në Tv Klan për të ndarë me publikun periudhën e gjatë të karantinës me familjen e saj, projektet në televizion dhe në muzikë, si edhe për të rrëfyer një pjesë të mirë të kohës që ndan me dy vajzat e saj.

Duke treguar për Lunën dhe Matean, Gerta tha ndër të tjera se në familjen e tyre, punët janë të ndara: “Orarin e tërbimit e kanë me babin. Domethënë bëjnë nga këto lojërat fizike, të cilat mami nuk i ndjek dot. Mami merret me të tjera punë, i ushqen dhe kujdeset për gjërat e tjera. i disiplinon, kurse babi bën këto lojërat me adrenalinë. Plus me Lunën merret edhe me matematikën, unë nuk e kam qejf hiç matematikën. Ne i kemi ndarë punët, unë merrem me gjuhën, ai merret me matematikën…”

Gerta nuk e dinte që pas këtij rrëfimi, ku, natyrisht nuk mund të ishte i përjashtuar bashkëshorti, Rudina do ta sinjalizonte se nga ai kishte një surprizë.

Na e ke sjellë?” – pyeti Gerta me të qeshur, por nuk ishte kjo surpriza. Tri buqeta me lule erdhën enkas për Gertën dhe dy vajzat e saj… Dhe mbi to një pusullë, e cila, pa dyshim, ka emocionuar këdo që e ka dëgjuar.

Faleminderit Zot që në këto dy muaj izolim ishte ti si bashkëshortja ime. Në këtë periudhë kam kuptuar se sa e lehtë është jetesa me ty. Shpresoj të vazhdojmë kështu me këtë qetësi derisa të plakemi. Të dashuroj! Ti dhe vajzat tona jeni gjithçka për mua në jetë. Kur nuk jam afër jush zemrat e babit, më mungon shumë zhurma juaj që bëni 24 orë në ditë. Ju ka Tata shumë xhan të dyjave, Volim Bas” – ua ka shkruar kroatisht, që do të thotë ‘ju dua’.  Lulet i keni nga Tata. Faleminderit shumë Tata.”

E emocionuar për surprizën e bashkëshortit, Gerta tha se pa ndihmën e tij, edhe ajo nuk do ia kishte dalë.