Lajme Javore

Informohu i pari

Nisma e veçantë: Mësuesit u dërgojnë libra nëpër shtëpi nxënësve

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkollat në shumë vende të botës janë mbyllur dhe nxënësit janë detyruar ta zhvillojnë mësimin online. Ndërkohë në Turqi, mësueset kanë marrë një nismë të veçantë. Ato u kanë shpërndarë libra nxënësve të tyre në Edirne që këto ditë izolimi t’i kalojnë duke lexuar.

Stafi i mësuesve kanë shkuar nga një fshat në tjetrin për të shpërndarë librat jashtëshkollor të cilat i kanë blerë me buxhetin e tyre vetjak.

Fillimisht ato i kanë pyetur fëmijët për librat që preferojnë të lexojnë dhe më pas kanë trokitur derë më derë.

Pjesë e kësaj nisme u bë edhe drejtori i shkollës i cili tha se librat u dezinfektuan para se të shpërndaheshin.

Nisma u mirëprit edhe nga prindërit e nxënësve të cilët u shprehën shumë të kënaqur.

Në Turqi shkollat janë mbyllur prej 3 javësh dhe probimet shtetërore janë shtyrë për në shtator.