Lajme Javore

Informohu i pari

‘Nëse shkollat nuk hapen në maj, do të shtyhet viti shkollor’, Shahini flet edhe për provimet: Ja çdo ndodhë me maturën

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi në lidhje me vazhdimësinë e procesit mësimor.
Ajo ka thënë për Report TV se shpresohet që të bëhen 1 ose 2 javë mësim i rregullt, por nëse kjo nuk do të mundësohet, viti shkollor do të shtyhet.

Shahini thotë se 1 ose 2 javë do të jenë të mjaftueshme për provimet e vlerësimit, se sa nxënësit kanë mësuar gjatë procesit mësimor që po zhvillohet online.
Për sa i përket testimit të maturës, ministrja tha se do të bëhet, dhe shpreson që maturantët t’i marrin diplomat brenda muajit korrik.

Gjithashtu Shahini ka theksuar se në provimet e maturës nuk do të jenë pyetje nga leksionet e marra online në muajt mars, prill dhe maj, nëse gjendja do të vazhdojë.

Shahini ka thënë se mund të shtyhen edhe aplikimet në universitete, nëse gjendja e vështirë nga koronavirusi do të vazhdojë dhe shkollat nuk do të hapen.