Lajme Javore

Informohu i pari

Nëna i thotë fëmija mrekulli/ Lindi pasi e ëma humbi 8 fëmijë: E bukur si yll është

Një çift janë bërë prindër të një vajze të veçantë sa i përket pamjes së saj, ku ajo duket shumë më e rritur nga sa është.

Vogëlushja ka ardhur në jetë pas 8 shtatëzanive të dë shtuara në mënyrë spontane. E ëma thotë për Lottien se ajo është një mrekulli dhe kur lindi të gjithë u habitën pasi kishte flokë të dendur e të zeza e deri më tani që është vetëm 1 vjeç, gjatësia e flokëve të saj është njësoj sa e motrës së madhe, Evvie.

“Flokët e saj ishin gjëja e parë që njerëzit vinin re kur e takonin, njerëzit gjithmonë komentonin mbi flokët duke thënë se sa me fat ishte që kishte kaq shumë.” , ka thënë nëna e vogëlushes.

Për flokët e saj nevojiten të përdoren shumë produkte dhe e ëma duhet ti shtojë rutinës së mëngjesit të paktën 20 minuta më shumë, në mënyrë që ti krehë dhe ti modelojë.